LIVE FRANCË-ANGLI/ Turpërohet keq kombëtarja e Deshamp, Saka kompleton “pokerin” në pjesën e parë (VIDEO)
Franca dhe Anglia përballen sot në ndeshjen që nuk do të dëshironte asnjë prej tyre, atë për vendin e tretë në Kupën e Botës. Por për të dy ekipet, kjo është një ndeshje në një farë mënyre historike.

Francezët duan të përcjellin në mënyrën sa më të mirë të mundshme trajnerin Didier Deshamp që i jep lamtumirën skuadrës, si dhe të sigurohen që Kilian Mbape të shpallet golashënuesi më i mirë i turneut në garën e hapur që ka me Lionel Mesin.
Ndërsa në anën tjetër, anglezët kërkojnë që të paktën të dalin në vendin e tretë, pasi për ta do të ishte renditja më e mirë në Botëror përveç finales së vitit 1966.
Por ndërsa nga një anë Deshamp ka hedhur në fushë Mbape dhe Olize, Tuhel i ka çuditur të gjithë duke bërë ndryshime edhe në fazën e sulmit. Ai ka lënë jashtë nga formacioni titullar dyshen Kejn-Belllingam, duke tërbuar tifozët në rrjetet sociale.
LIVE: FRANCË-ANGLI 0-4
Rajs 3′, Konsa 19′, Saka 37′, 45+1′
GOLI I DYTË I SAKA: VIDEO
GOLI I SAKA: VIDEO
GOLI I KONSA: VIDEO
GOLI I DEKLAN RAJS: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
FRANCA: Menja, Konate, Lakrua, Gusto, T. Hernandez, Rabio, Zair-Emeri, Sherki, Doue, Olize, Mbape.
Trajner: Didier Deshamp
ANGLIA: Henderson, Konsa, Guegi, Kuensah, Spens, Rajs, Roxhers, Eze, Saka, Rashford, Tonei.
Trajner: Tomas Tuhel

PANORAMASPORT.AL













