VIDEO/ Festival me 10 gola në finalen e vogël të Botërorit! Anglia mposht Francën, “3 Luanët” ngushëllohen me medaljen e bronztë
Spektakël golash në finalen e vogël të Botërorit mes Francës dhe Anglisë, që u mbyll me triumfin 4 me 6 të “Tre Luanëve.

Skuadra e Tuhel duket se ngushëllohet me fitimin e medaljes së bronztë në këtë Kupë Bote, pas eliminimit të hidhur nga Argjentina në gjysmëfinale.
Për sa i përket ndeshjes për vendin e tretë, pjesa e parë rezultoi katastrofike për “Gjelat”, që pësuan plot 4 gola. Rajs hapi serinë e golave në minutën e 3-të, ndërkohë që Konsa dhe Saka me dopietë kompletuan “pokerin” në fragmentin e parë të lojës.
Breshëri golash edhe në fragmentin e dytë, që u shënuan edhe plot 6 gola të tjera. Mbape rrëmbeu skenën me dopietë në minutat 48 dhe 66, ndërkohë që goli tjetër u shënua nga Barkola.
Anglezët nuk u dorëzuan, duke shënuar sërish me Saka në minutën e 87-të, me yllin e Arsenalit që kompletoi tripletën personale nga pika e bardhë e penalltisë. Kur u mendua që dueli dop të mbyllej me shifrat 3 me 5, ishin Dembele dhe Bellingham që shënuan në shtesa, duke bërë që shifrat të “vuloseshin” në 4 me 6.
Vendi i tretë është rezultati më i mirë i Anglisë në Botëror që nga triumfi historik i vitit 1966.
FT: FRANCË-ANGLI 4-6
Mbape 48′, 66′ Barkola 54′, Dembele 90+6′ / Rajs 3′, Konsa 19′, Saka 37′, 45+1′, 87′ (p), Bellingham 90+8′
GOLI I BELLINGHAM: VIDEO
GOLI I DEMBELE: VIDEO
GOLI I TRETË I SAKA ME PENALLTI: VIDEO
GOLI I DYTË I MBAPE: VIDEO
GOLI I BARKOLA: VIDEO
GOLI I MBAPE: VIDEO
GOLI I DYTË I SAKA: VIDEO
GOLI I SAKA: VIDEO
GOLI I KONSA: VIDEO
GOLI I DEKLAN RAJS: VIDEO

STATISTIKAT SIPAS “SOFA SCORE”
FORMACIONET ZYRTARE
FRANCA: Menja, Konate, Lakrua, Gusto, T. Hernandez, Rabio, Zair-Emeri, Sherki, Doue, Olize, Mbape.
Trajner: Didier Deshamp
ANGLIA: Henderson, Konsa, Guegi, Kuensah, Spens, Rajs, Roxhers, Eze, Saka, Rashford, Tonei.
Trajner: Tomas Tuhel

PANORAMASPORT.AL













