VIDEO/ Kryeqytetasit ia ndjejnë mungesën në Superiore, sulmuesi tund sërish rrjetën në Ukrainë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2026 | 15:56

VIDEO/ Kryeqytetasit ia ndjejnë mungesën në Superiore, sulmuesi tund sërish rrjetën në Ukrainë

Baton Zabërgja po kalon një moment të mirë me Metalist 1925 në Ukrainë. Sot shënoi golin e dytë të ndeshjes, që ekipi i tij po luan në transfertën e Rukh Lviv. Pjesa e parë u mbyll me avantazh 0-3.

bandicam 2026-03-09 15-49-22-736

Zabërgja përfitoi nga topi i mbetur në zonë, kur luhej minuta e 26-të. Ky ishte goli i dytë në elitën e futbollit ukrainas.

Dhe për më tepër, vjen pasi kishte shënuar edhe në javën e kaluar. Festa me shqiponjë po ashtu nuk mungoi.

Dinamo po ia ndjen mungesën Zabërgjës në Superiore. Kujtojmë se kryeqytetasit vendosën ta shesin kartonin e tij në verën e kaluar.

Goli i Baton Zabërgjës: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL