VIDEO/ Homazhet për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut, tifozët e Elbasanit mblidhen në stadium për të kujtuar futbollistin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2026 | 21:21

VIDEO/ Homazhet për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut, tifozët e Elbasanit mblidhen në stadium për të kujtuar futbollistin

Klubi i Elbasanit ka organizuar gjatë ditës së sotme homazhe në kujtim të Fatjon Bunjakut, futbollistit të kësaj skuadre i cili humbi në mënyrë tragjike jetën pas një aksidenti automobilistik në Kosovë në moshën 22-vjeçare.

MixCollage-07-Jun-2026-09-21-PM-7916

Verdheblutë gjatë pasdites organizuan homazhe ku ishin të pranishëm një numër i madh tifozësh të Elbasanit, por edhe qytetarë të cilët deshën të kujtonin kështu djaloshin i cili gjatë vitit të fundit kishte përfaqësuar ngjyrat e qytetit.

Mbështetësit e Elbasanit, pas homazheve të rastit, e përshëndetën në mënyrën e tyre futbollistin, me koret për të e më pas edhe me një xhiro simbolike të kortezhit në pistën e stadiumit “Elbasan Arena”.

SHIH VIDEON

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

TRAGJIKE/ Lajmi i zi trondit Elbasanin dhe gjithë futbollin, ndërron jetë futbollisti Fatjon Bunjaku

E TRISHTË! Ndërron jetë futbollisti i Elbasanit, del pamja e aksidentit me makinë

Ëndrra e futbollistit të Elbasanit u shua në mes, fjalët e fundit të 22-vjeçarit për tifozët janë prekëse

Të tronditur pas vdekjes së sulmuesit 22-vjeçar, kapiteni i Partizanit reagon i pari

Me zemër të thyer, postim emocionues i Elbasanit për Fatjon Bunjakun: Nuk do të harrohet

Moment prekës: I besoi transferimin tek Elbasani, drejtori i verdhebluve reagon me pikëllim pasi futbollisti u nda nga jeta

E pabesueshme për Elbasanin, shokët e skuadrës shfaqen të prekur pas vdekjes së Bunjakut: “Babo” ynë prehu në paqe