VIDEO/ Dinamo fiton me lehtësi derbin në “Air Albania”, Tirana i thotë lamtumirë Europës përmes Kupës
Dinamo e Ilir Dajës ka mposhtur me lehtësi Tiranën në Kupën e Shqipërisë. Çerekfinalja e dytë u fitua me të njëjtin rezultat si e para, pikërisht 2 me 0.

Ndeshja e luajtur në “Air Albania” nuk pati histori, pasi Tirana e Orges Shehit nuk e vendosi në rrezik Dinamon. Neziri dhe Guindo shënuan për blutë.
Tashmë Tirana është e fokusuar në kampionat, pasi humbi mundësinë për Europën përmes Kupës. Dinamo ndërkohë pret shortin për fazën gjysmëfinale.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
DINAMO 2-0 TIRANA
30′ Neziri, 53′ Guindo
NGJARJET KRYESORE
90+2′ Mbyllet ndeshja, Dinamo 2-0 Tirana.
90+2′ Teqja devijon në këndore topin e goditur nga Haxhiu. (VIDEO)
90′ Akordohen 2 minuta shtesë.
88′ Bekaj pret goditjen Komas. Dinamo pranë golit të tretë.
81′ Dinamo largon Berishën për të aktivizuar Farrukun.
81′ Rafa provon nga distanca. Topi përfundon sërish jashtë.
76′ Meta provon nga distanca. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
76′ Dinamo që ndjen se ka siguruar kualifikimin, luan e tërhequr në këto minuta. Tirana nuk shfaq rrezikshmëri.
66′ Aktivizohet Meta te Tirana, largohet Vogli.
65′ Tirana shpëton sërish nga goli i tretë. Më pas gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
61′ Bekaj i mohon golin e tretë Dinamos. Ishte Berisha që provoi. (VIDEO)
60′ Mihana provon nga jashtë zone. Topi përfundon jashtë. (VIDEO)
58′ Largohet Xhixha, Mysloviç dhe Kreshiç, aktivizohen Mihana, Ernest dhe Haxhiu te Tirana. Dinamo largon Qefalijan, Nanin dhe Guindon. Ismaili, Koma dhe Gudiabi aktivizohen.
57′ Vera shfaqet rrezikshëm duke gjetur rrjetën e jashtme. Në fund rezulton pozicion jashtë loje. (VIDEO)
53′ GOOOL! Dinamo 2-0 Tirana/ Blutë gjejnë me lehtësi edhe golin e dytë. Shënon Guindo pas pasimit të Berishës. (VIDEO)
46′ Nis pjesa e dytë. Neziri zëvendësohet nga Loran.
45+3′ Mbyllet pjesa e parë. Dinamo 1-0 Tirana.
45′ Akordohen 3 minuta shtesë.
40′ Bekaj pret topin e goditur nga Nani te Dinamo. Blutë duan edhe golin e dytë. (VIDEO)
38′ Tirana nuk ia del të reagojë. Dinamo vazhdon me qarkullimin e topit.
30′ GOOOL! Dinamo 1-0 Tirana/ Zhbllokohet ndeshja, Neziri dërgon topin në rrjetë, me topin që e mori që në mesfushën e tij. (VIDEO)
29′ Tirana fiton goditjen e parë nga këndi.
24′ Minutat kalojnë. por pa raste. Disi më kërkuese shfaqet Dinamo.
10′ Dinamo vazhdon të sulmojë. Goditja e Berishës përfundon jashtë. (VIDEO)
8′ Bekaj kontrollon topin e goditur nga Malomo.
7′ Guindo provon nga distanca. Gjuajtja e tij përfundon jashtë kuadratit.
1′ Nis ndeshja në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
DINAMO: Teqja, Teikseira, Aliji, Neziri, Dita, Qefalija, Nani, Malomo, B. Berisha, Vila, Guindo.
Trajner: Ilir Daja
TIRANA: Bekaj, Vera, Halili, Kreshiç, Kortes, Rafael, Kobiljar, Mysloviç, Vogli, Xhixha, Tabeku.
Trajner: Orges Shehi
PANORAMASPORT.AL













