Vetëm një dyshim, Gvozdenoviç ka gati planin anti-Egnatia tek Elbasani
Tek Elbasani pritet të ketë lajme pozitive në prag të sfidës ndaj Egnatias, pasi stafi teknik pritet të ketë në dispozicion të gjithë grupin. Pas shqetësimeve të vogla fizike që kishin disa futbollistë gjatë javëve të fundit, situata është përmirësuar ndjeshëm dhe skuadra është stërvitur e plotë në seancat e fundit.

Në dyshim është vetëm sulmuesi Tsague që ka një dëmtim të lehtë. Kjo i jep trajnerit më shumë alternativa në çdo repart të fushës dhe mundësinë për të zgjedhur formacionin më të mirë për një ndeshje kaq të rëndësishme. Rikthimi i lojtarëve të dëmtuar apo i atyre që kanë kaluar ngarkesa fi zike konsiderohet një avantazh i madh për Elbasanin, që synon të paraqitet sa më konkurrues përballë një kundërshtari të fortë si Egnatia.
Atmosfera në skuadër paraqitet mjaft pozitive dhe besimi është rritur, duke qenë se ekipi pritet të zbresë në fushë me të gjitha armët në dispozicion. Me grupin e plotë dhe me më shumë opsione taktike, Elbasani shpreson të zhvillojë një ndeshje të mirë dhe të marrë një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL













