U ngjit nga kategoria e tretë, zbulohet klubi në Arabinë Saudite ku do të vazhdojë karrierën Idi Batha
Idi Batha, ish-kapiteni i Tiranës, do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite dhe kjo nuk është më një surprizë pasi vetë futbollisti e ka pranuar këtë për mediat publikisht. Nuk do të jetë në elitë, por në një klub ambicioz, i cili sapo ka siguruar ngjitjen në kategorinë e dytë arabe.

Al Najma SC është skuadra ku mesfushori shqiptar do të vijojë karrierën e tij, pas eksperiencës dyvjeçare te UTA Arad në Rumani. Ka qenë pikërisht trajneri rumun i kësaj skuadre, Florin Motrok, ai i cili ka insistuar për Bathën, teksa ka parë paraqitjet e mesfushorit në kampionatin rumun.
Klubi Al Najma fitoi kategorinë e tretë në edicionin e kaluar dhe është ngjitur në kategorinë e dytë me ambicien për të bërë mirë dhe pse jo, për të synuar ngjitjen në elitë, që është kthyer në një nga më të ndjekurit si pasojë e numrit të madh të yjeve që po zbarkojnë në radhët e skuadrave të tij.
PANORAMASPORT.AL













