Trashi u largua pasi shkaktoi autogolin, nuk kursehet ish-kapiteni i Flamurtarit: Turp i radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2025 | 19:36

Trashi u largua pasi shkaktoi autogolin, nuk kursehet ish-kapiteni i Flamurtarit: Turp i radhës

Franc Veliu nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin e Lorenc Trashit dje, ndërsa Flamurtari ndodhej në disavantazh 0 me 1 ndaj Partizanit. Ishte pikërisht autogoli i Trashit, që i dha avantazhin “demave”.

Screenshot 2025-10-20 113535

“Turp i radhës, ndërrimi i Trashit”, shkruan Veliu që nuk është pajtuar aspak me vendimin e trajnerit Françesko Moriero. Ky i fundit u rikthye në Superiore me humbje, pasi edicionin e kaluar kontribuonte te Laçi.

Flamurtari e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin. Pas shtatë javësh të luajtura, numëron vetëm 2 pikë dhe mbyll renditjen e përgjithshme.

Screenshot 2025-10-20 113132

PANORAMASPORT.AL