Tifozët, nxehje me Orikun. Ja si pritet të rreshtohet Bylisi ndaj Dinamos
Bylisi B luajti dje dhe u mund nga Oriku në Ballsh, në një finale për kreun, me rezultatin 0-2. Por u vu re një numër i lartë tifozësh sidomos nga miqtë, afro 100 veta të ardhur, teksa ultrasit ballshiotë mbështetën ekipin e tyre në ndeshjen e sezonit.

Në fund miqtë fituan dhe janë shumë afër n Kategorisë së Parë, ndonëse kanë finalen e sezonit në fushën e tyre me Butrintin fundjavën tjetër. Tifozët ballshiotë pritet që edhe sot të jenë të shumtë, për faktin se skuadra e Superiores luan një duel vendimtar. Ndaj edhe mbështetja pritet që të jetë e madhe në Ballsh.
Bylisi zbret në fushë sot me një skuadër ndryshe nga ajo që luajti në Rrogozhine. Ballshiotët kanë mungesa në sulm. Olavio, sulmuesi brazilian mungon ende i parikuperuar pas dëmtimit ndaj Tiranës, ndërsa Fokam do të jetë në vendin e tij, me shumë gjasa nga minuta e parë.
Mallakastriotët pritet që të hedhin në fushë elementët më të mirë, teksa Kamara do ta nisë djathtas si titullarë, kurse Kane e nis nga stoli. Viera mund të jetë më afër sulmit, ndërsa mund të jenë gati edhe Ualison e Rabiu apo Akibu e Riruai. Gjithsesi, ballshiotët dhe Josa kanë dilema për 2-3 pozicione, pasi sot kërkohet me patjetër fitorja e ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL













