“Si ka mundësi nuk luan Kote te Partizani?!”, Aleksi: Asnjë nuk është më i mirë teknikisht se ai
Kapiteni i Egnatias, Albano Aleksi, ishte i ftuar në studion e “Rubrikës Sportive”, teksa gjatë bashkëbisedimeve me të ftuarit, nuk nguroi të shprehte habinë për mos aktivizimin e mesfushorit Gjergji Kote, te Partizani.

“T’i bëj një pyetje profesor Gerd Haxhiut, unë nuk e njoh këtë çunin dhe nuk e kam as shok, as mik, atë Koten. Thjesht më pëlqen mënyra sesi luan.
Një trajner që ka një lojtar teknikisht të mirë në mesfushë si Kote, asnjë nga ata çunat e Partizanit nuk është teknikisht më i mirë se ai.
Si ka mundësi që ai nuk luan?! Ndaj Partizanit do të jetë ndeshje e fortë, nuk i besoj krizës së Partizanit, do të jetë ndeshje e fortë, ne kërkojmë pikët që lamë ndaj Dinamos, dhe besoj do të dalim me 3 pikë”, u shpreh Aleksi në “Rubirkën Sportive”.
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL













