Shqipëria, e fundit në Lojërat Mesdhetare në futboll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 27, 2013 | 8:38

Shqipëria, e fundit në Lojërat Mesdhetare në futboll

ShqiperiaShqipëri-Itali 1-3
GOLAT: Kanoto 20′, Bolino 47′, Gomez 54’/Hyseni 82′
SHQIPËRI: Teqja (Çaka 44′), Hoxhallari, Rrahmani, Turtulli, Ymeraj (Gavazaj 69′), Marku (Muskaj 23′), Memini, Shkreta, Hyseni, Kastrati, Ahmedi. Trajner: Skënder Gega
ITALI: Çiti, Minarini, Kasteleto, Monteleone, Bolino (Kataldi 60′), Gomez (Fulinajti 79′), Ioti, Batalia, Ferreti, Biraski, Kanoto (Çeliento 67′). Trajner: Luixhi Di Biaxho
GJYQTARË: Khalid Eonuni (Mar), Semen Shlonkak (Ukr), Sergi Beker (Ukr)
KARTONË TË VERDHË: Muskaj 33′

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht dje në mbrëmje në ndeshjen përmbyllëse të Lojërave Mesdhetare “Mersin 2013” 3-1 kundër Italisë. Në takimin e vlefshëm për vendin e 7-8- të, golin e vetëm dhe që mjaftoi vetëm për statistikë për kuqezinjtë e trajnerit Gega e realizoi Klaudio Hyseni në pjesën e dytë, në minutën e 82-të. “Axurrët” kalojnë në avantazh në minutën e 20-të me autor goli Luixhi Kanoton, ndërkohë që Mauro Bolino dyfishoi shifrat për të tijtë në minutën e 47-të. Një penallti e shndërruar në gol nga Guido Gomez në minutën e 54-t mbyll përfundimisht llogaritë e mbrëmjes. Me këtë humbje Shqipëria hipotekon vendin e tetë dhe të fundit në edicionin e 17-të të Mesdhetareve. E shortuar në Grupin A, Kombëtarja jonë do të humbte në debutim 2-0 me Turqinë më 19 qershor, për të vijuar më 21 qershor me barazimin 2-2 ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe më 23 qershor me humbjen 2-1 ndaj Marokut. Seria e humbjeve pasoi edhe me Maqedoninë për vendin 5-8 për ta ulur dje siparin me Italinë 3-1 për vendin 7-8. Skuadra jonë u klasifikua e treta në Grup me vetëm 1 pikë pas Marokut me 9 pikë dhe Turqisë me 6 pikë. Ndërsa në Grupin B e para u rendit Tunizia me 7 pikë, e ndjekur nga Libia me 4 pikë, Italia 4 pikë dhe Maqedonia me 1 pikë. Ditën e sotme do të luhen dy takimet e fundit të “Mersin 2013”, përkatësisht Libi-Tunizi për medaljen e bronztë (në orën 17:00) dhe Marok-Turqi për medaljen e artë e të argjendtë (në orën 21:00).