Sfidë e rëndësishme për llogaritë me Partizanin, Dinamo beson tek ish-lojtarët e Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2026 | 17:21

Sfidë e rëndësishme për llogaritë me Partizanin, Dinamo beson tek ish-lojtarët e Bylisit

Dinamo do të përballet të hënën me Bylisin në transfertë në një ndeshje shumë delikate, aty ku do të synojë që të marrë fitoren e parë sezonale ndaj Bylisit.

dinamo

Veç mungesave të shumta që ka skuadra e Dinamos, shpresat janë të mëdha që sulmuesi Ibrahim Mustafa të zhbllokohet dhe të jetë shansi i artë për të shënuar golin e parë me fanellën blu. Si Mustafa, ashtu edhe Malomo e njohin shumë mirë ambientin në Ballsh dhe në atë stadium, së bashku kanë shënuar gola të shumtë.

Stafi teknik i Dinamos shpresojnë që dy lojtarët të përfitojnë nga ky fakt dhe të jenë një armë më shumë për sfidën e së hënës ndaj ish-skuadrës së tyre. Ndryshe nga sulmuesi Mustafa, mesfushori Malomo ka arritur të realizojë me fanellën e Dinamos dhe ka qenë autor i dy golave që pas transferimit të tij në janar.

PANORAMASPORT.AL