Rikthime në stërvitje, ja situata te të kuqtë e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2025 | 20:51

Rikthime në stërvitje, ja situata te të kuqtë e Partizanit

Partizani ka nisur dje me ritëm maksimal përgatitjet e derbit të së dielës në stadiumin “Arena e Demave” kundër Dinamos. Në stërvitje janë bashkuar Domgjoni, Buxhelaj dhe Bintsuka, që kanë arritur të kalojnë problemet fizike.

MixCollage-23-Jan-2025-08-51-PM-5993

Edhe Qirko ka rinisur punën dje, duke u stërvitur për herë të parë pas goditjes që pësoi në pjesën e legenit në ndeshjen kundër Apolonisë, por do të duhet të shihet nëse do të jetë gati për derbin e së dielës. Kote po ingranohet gradualisht me ekipin.

Ai po angazhohet me grupin në pjesën e parë të seancave. Pjesa tjetër e ekipit janë të gatshëm, me Veselinoviç, që nga dje ka nisur edhe hartimin e 11-shes. Duket se ka dyshime vetëm në sulm, ku Podstrelov e nisi nga stoli, por u përgjigj me gol, duke vënë trajnerin Veselinoviç në “presion” për një fanellë titullari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"