Protagonistë në fitoren e parë të Torinos, Ismajli e Asllani mes më të mirëve. Shihni statistikat dhe notën e dy lojtarëve të Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2025 | 22:31

Protagonistë në fitoren e parë të Torinos, Ismajli e Asllani mes më të mirëve. Shihni statistikat dhe notën e dy lojtarëve të Kombëtares

Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani ishin protagonistë në fitoren e parë të këtij sezoni në Serinë A. Si mbrojtësi, ashtu edhe mesfushori, ishin titullarë për Torinon në një sukses të rëndësishëm në transfertë përballë Romës, ku skuadrës së tyre u mjaftoi një gol i Simeones për të marrë tre pikët.

ismajli

Dhe të dy ishin ndër futbollistët më të mirë në fushë, ku përtej faktit që morën nga një karton të verdhë, falë statistikave të përpiluara nga “SofaScore”, u vlerësuan me notë të lartë.

Ismajli mori notën 7,3 për paraqitjen e tij në prapavijë, ku fitoi 5 nga 7 duelet, spastroi 9 herë topin dhe dha 16 pasime të sakta nga 17 të tentuara.

WhatsApp Image 2025-09-14 at 4.43.17 PM (1)

Edhe Asllani u vlerësua me notën 7,3 për ndeshjen e tij në të cilën luajti 80 minuta. Ai fitoi 3 nga 5 duelet e tij në mesfushë, por spikati me 5 topa të gjatë të saktë, ndërsa dërgoi saktësisht në destinacion 20 nga 23 pasimet e tentuara në këtë ndeshje.

WhatsApp Image 2025-09-14 at 4.43.17 PM

PANORAMASPORT.AL