Nga Çani te Grezda, ish-ët e Kombëtares “flop” te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2026 | 21:50

Nga Çani te Grezda, ish-ët e Kombëtares “flop” te Partizani

Partizani pritet të zyrta rizojë një transferim me shumë vlerë në këtë merkato të janarit duke qenë se të kuqtë janë pranë firmës me Kamer Qakën. 30-vjeçari është një lojtar me shumë eksperiencë dhe vlera, teksa karriera e tij është mjaft e pasur në kampionate të një niveli mjaft të mirë si ai norvegjez, rumun apo edhe hungarez.

MixCollage-06-Dec-2023-05-55-PM-394

Së fundmi, Qaka ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës ndërsa për t’u theksuar është edhe fakti se në të shkuarën, mesfushori ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Shqipërisë. Megjithatë, kur vjen puna te ish-futbollistët e kombëtares kuqezi, Partizani jo gjithmonë ka ditur të “godasë” në shenjë. Për t’u sjellë në vëmendje janë disa raste duke nisur me sulmuesin Edgar Çani që iu bashkua Partizanit në sezonin 2017-2018.

Asokohe, Çani paguhej me një shifër tejet të lartë, por në kryeqytet nuk la gjurmë dhe në fund grumbulloi vetëm 11 prezenca me “demat” duke shënuar vetëm një gol dhe duke u larguar pa lënë gjurmë. I radhës në listën e atyre që nuk ndezën me Partizanin edhe pse vinin me një Kryeqytetasit afrojnë mesfushorin me eksperiencë CV të pasur dhe si lojtarë që kishin qarkulluar në kombëtare, ishte Ergys Kaçe. Mesfushori veshi fanellën e Partizanit në sezonin 2021- 2022, me transferimin e tij që shkaktoi jo pak bujë.

Por, fusha tregoi të kundërtën dhe Kaçe nuk mundi të linte shenjë ashtu si edhe Çani, duke luajtur vetëm 13 ndeshje me “Demat e Kuq” dhe duke mbyllur bashkëpunimin pas vetëm disa muajsh. Një tjetër emër që po ashtu u prit me shumë bujë dhe për të cilin kishte pritshmëri të larta ishte Eros Grezda. Ky i fundit u transferua te Partizani në sezonin 2023-2024 dhe kishte një bagazh të gjerë më vetë pasi më herët ishte aktivizuar me klube si Osijek, Rangers apo Zalaegerzek në Hungari. Por, me të kuqtë, edhe si pasojë e problemeve fizike, nuk pati “shkëndijë” dhe aventura e tij me 17-herë Kampionët e Shqipërisë u mbyll me vetëm nëntë ndeshje dhe asnjë gol të shënuar. Ndërkohë, një tjetër lojtar që mbërriti te Partizani si një ish i kombëtares, ishte edhe Herolind Shala.

Ky i fundit i aktivizuar me Shqipërinë, por edhe me Kosovën më vonë, erdhi te Partizani në sezonin 2024-2025, por u largua po ashtu pa gjurmë si në rastet e sipërpërmendura. Shala me fanellën e “Demave të Kuq” regjistroi vetëm një ndeshje në Superiore dhe një në Kupën e Shqipërisë, pa mundur të gjejë vazhdimësinë dhe të kthehej në një personazh për futbollin shqiptar.

Sakaq, historia tregon se te Partizani ka pasur edhe raste suksesi të futbollistëve që kanë arritur kombëtaren si në rastin e Alban Hoxhës, Arinaldo Rrapajt apo edhe Andi Hadrojt që nga paraqitjet me kryeqytetasit kanë mundur të bëhen pjesë e kuqezinjve, pa harruar edhe ishët si Ylber Ramadani apo Amir Rrahmani të konfirmuar e liderë te Shqipëria dhe Kosova.

Tashmë, drejtuesit, stafi, tifozët dhe i gjithë ambienti i dashamirësve të kuq shpreson që rasti Kamer Qaka të mos jetë një tjetër dështim, por histori suksesi në një sezon ku Partizanit i duhet ende shumë mund dhe djersë për të mbërritur objektivat sezonal si renditja në zonën e “Final Four” dhe trofeu i Kupës së Shqipërisë dhe kontributi i mesfushorit është i mirëseardhur.

EJGI ÇABELI – PANORAMASPORT.AL