“Nëndetësja” synon rikthimin dhe Dembele sërish jashtë, si pritet të rreshtohen skuadrat e Dinamos dhe Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2025 | 13:44

“Nëndetësja” synon rikthimin dhe Dembele sërish jashtë, si pritet të rreshtohen skuadrat e Dinamos dhe Tiranës

Dinamo do të përballet sot me Tiranën në derbin e kryeqytetit. Sfida e planifikuar të luhet në “Air Albania”, do të nisë në orën 19:30 dhe duke parë momentin e vështirë, të dyja ekipet do të synojnë që të marrin më të mirën.dinamo-trSi Dinamo, ashtu edhe Tirana do të kenë mungesa të shumta në këtë takim, ku pritet që trajneri i bluve, Ilir Daja të bëjë edhe improvizime në rreshtim. Prapavija pritet të jetë e njëjta si në ndeshjen e fundit ndaj Bylisit, me Teqjen në portë, i ndihmuar nga Lorran në të majtë e Maliqi në të djathtë.

Qendra e mbrojtjes do të jetë sërish e përbërë nga Teikseria dhe Beqja. Në mesfushë, Gudiabi, Qardaku dhe Lorenco Vila do të ndihmojnë treshen e sulmit që do të jetë e përbërë nga Bregu në të djathtë, Nani në të majtë dhe Guindon në qendër. Në stol, me shumë gjasa do të jetë edhe Dita pavarësisht se nuk është rikuperuar ende, ndërkohë që jashtë mund të mbetet Qefalija.di Tirana pritet të paraqitet me ndryshime të rëndësishme në formacion për derbin ndaj Dinamos, teksa trajneri Ardian Nuhiu po kërkon të gjejë zgjidhjet më efikase për të dalë nga periudha e vështirë që po kalon skuadra.

Bardheblutë kanë zhvilluar një analizë të thelluar para seancës së fundit stërvitore, me qëllim identifikimin e problemeve dhe korrigjimin e gabimeve të ndeshjeve të kaluara. Ndër emrat që mbeten jashtë planeve edhe këtë javë është sërish kapiteni Mahamadu Dembele, i cili është bashkuar me skuadrën e dytë dhe nuk konsiderohet për sfidën ndaj Dinamos. Kjo vazhdon të jetë një situatë e pazakontë, duke parë rolin dhe peshën që kishte ai në fillim të sezonit.

Në fushë pritet një rreshtim ndryshe, me Nuhijun që synon të rrisë qarkullimin e topit dhe agresivitetin në zonën kundërshtare. Ky organizim i jep ekipit më shumë lëvizshmëri në krahë, ndërsa pritet që Haxhiu dhe Fernandez të alternohen vazhdimisht me Tabekun, në përpjekje për të çelur më shumë hapësira dhe për të sjellë finalizime që i kanë munguar skuadrës në javët e fundit. Rikthimi i Zhuniorit në qendër të mesfushës krijuese shihet si një lëvizje kyçe, pasi ai ka qenë një nga të paktët lojtarë që ka kontribuar me gola dhe intensitet ofensive.trPANORAMASPORT.AL