“Nëndetëses” nuk i ndahen dëmtimet as me Partizanin, sërish dy mungesa për Ilir Dajën
Dinamo do të presë sot Partizanin në “Air Albania” duke nisur nga ora 19:00, në një takim që mund të vendosë shumë për fatet e këtij sezoni për të dyja skuadrat.

Blutë e Dajës do të jenë në këtë takim me dy mungesa të rëndësishme, pasi Eridon Qardaku dhe Ledio Beqja kanë mbetur sërish jashtë skuadrës për shkak të problemeve fizike që kanë pasur. Dy lojtarët janë tashmë prej disa javësh jashtë skuadrës, duke qenë në këtë mënyrë mungesa të rëndësishme për trajnerin Ilir Daja, i cili gjithsesi ka alternativa të mjaftueshme në stol.
KARTONËT- Këtë sfidë, Dinamo nuk ka asnjë lojtar të pezulluar me kartonë, megjithatë ka disa të tjerë që rrezikojnë të humbasin ndeshjen me Teutën. Plot 6 lojtarë të Dinamos janë me 3 kartonë të verdhë dhe bëhet fjalë për lojtarë protagonistë te blutë. Dita, Bregu, Vila, Berisha, Malomo dhe Teikseira janë futbollistët në kuotën e 3 të verdhëve që nëse ndëshkohen me Partizanin, do të mungojnë ndaj Teutës.
PANORAMASPORT.AL













