Ndarja tragjike nga jeta e Fatjon Bunjakut, sot i jepet lamtumira e fundit futbollistit të Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 10:33

Ndarja tragjike nga jeta e Fatjon Bunjakut, sot i jepet lamtumira e fundit futbollistit të Elbasanit

Futbolli do i japë sot lamtumirën e fundit Fatjon Bunjakut, lojtarit 22-vjeçar të Elbasanit i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas një aksidenti me makinë.

fatjon bunjaku

Faqja e Facebook e fshatit Samadrexhë ka bërë të doitur se sot në orën 17:00 do të zhvillohet varrimi i futbollistit i cili ndërroi jetë në aksidentin në aksin Mitrovicë-Prishtinë.

“Ju njoftojmë që varrimi i të ndjerit, Fatjon Bunjaku do të bëhet më datën 8 qershor nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë – Vushtrri”, shkruhej në njoftimin për të ndjerin Bunjaku.

PANORAMASPORT.AL