Moviola Teuta-Egnatia/ Dy raste “hanë debat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2025 | 21:24

Moviola Teuta-Egnatia/ Dy raste “hanë debat”

Ndeshja pati momente të diskutueshme, por vendimi i VAR-it në minutën 58- të ishte i saktë. Pretendimet e minutës 45+2’ dhe 74-ër mbeten subjekt debati, ndërsa Cjapi ruajti autoritetin e tij gjatë gjithë takimit.

EGNATIA-TEUTA

MINUTA 45+2: Beshiraj i Teutës pretendoi penallti pas një kontakti brenda zonës, por Cjapi vendosi të vazhdojë lojën, duke e konsideruar situatën si e rregullt. Pamjet televizive ishin dyshuese dhe mund të kishte vend për penallti, por mbeti vendimi i fushës.

MINUTA E 58–TË: Teuta shënoi me Jurgens, por VAR-i anuloi golin për pozicion jashtë loje. Ky vendim i Cjapit u konfirmua nga VAR-i dhe ishte i drejtë sipas rregullave.

MINUTA E 74–TË: Teuta kërkoi penallti pas kontaktit midis Poçi-Zhoel, por Cjapi dhe VAR-i e konsideruan gjithçka si e rregullt. Sidoqoftë, disa pamje tregojnë se shtyrja mund të kishte qenë e mjaftueshme për të dhënë 11-metërsh.

PANORAMASPORT.AL