Moviola e Bylis-Dinamo/ Dyrmishi i vëmendshëm, polemika nga blutë për një penallti (VIDEO)
Bylisi ndali sërish Dinamon në një barazim pa gola në Ballsh.
Të dyja skuadrat kishin raste të shumta, ku në të 50-ën, Dinamo ishte pranë golit por Përndreca shpëtoi skuadrën e tij, rast ky që solli edhe polemika për një prekje të mundshme të topit me dorë. Kryesori nga Elbasani bëri relativisht një ndeshje të mirë, duke mos ngjallur polemika pas sfidës, me trajnerët që nuk kundërshtuan asgjë.
17′ Peralta lirohet në hyrje të zonës gjuan dhe Gudiabi ndërhyn dhe largon rrezikun. Kërkohet prekje me dore dhe penallti nga ana e vendasve, madje edhe tek tifozët ka iluzione për këtë moment, por pamjet janë të qarta, topi është devijuar nga trupi i Gudiabit. (VIDEO)
50′ Përndreca ndalon në vijë fatale një top që po shkonte drejt rrjetës. Fillimisht, mbrojtësi e ndal topin me trup por më pas e largon aty ku miqtë kërkojnë penallti. Pas konsultimit me dhomën e sistemit VAR, kryesori Dyrmishi vendos të lërë lojë të rregullt. (VIDEO) (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













