“Morëm atë që meritonim”, Bellai: Futbollistët e mi kanë qenë luftëtarë, ja pse u besoj shqiptarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2026 | 18:35

“Morëm atë që meritonim”, Bellai: Futbollistët e mi kanë qenë luftëtarë, ja pse u besoj shqiptarëve

Trajneri i Vorës, Arian Bellai, foli pas triumfit 5 me 2 ndaj Bylisit, teksa u shpreh i lumtur që skuadra e tij e mbylli kampionatin në vendin e shtatë. Sipas gjirokastritëve, vorakët morën atë që meritonin.

bandicam 2026-05-10 18-31-07-567

“Kur arrin qëndrimin ne Superiore, me çunat të rinj, bazë nga Kategoria e Parë dhe shqiptarë, dua t’i falenderoj shumë për çfarë kanë dhënë. Jam i lumtur. E panë çfarë është Superliga, krijuan eksperiencat e tyre. Krijuam ekip me shpirt dhe luftarak. Futbollistët e mi kanë qenë luftëtarë, prandaj mbështetem te futbollistët shqiptarë. Me shqiptarët kuptohemi më shumë. Iu kam marrë maksimumin çunave. Duhet të vraposh shumë për të marrë atë që meriton. Ne morëm atë që meritonim. Kemi qëndruar në mesin e tabelës. Vendi i parë na meritonte, skemi marrë as më pak as më shumë.

Që në fillimet e sezonit, meritë të madh ka dhe presidenti, kemi zgjedhur lojtarë me karakter dhe grintë. Unë më të shumtët nuk i njihja, kaq mirë sa i njihte ai. Kështu filloi ndërtimi i ekipit. Nuk iu mbaj distancën e trajnerit, i trajtoj si djem. Janë çuna që duhen të përmirësohen. Iu rri gjithmonë mbi kokë, duke i ndihmuar te pikat që kanë pasur probleme. E filluam vitin me dëmtimet, që na penguan njëçik. Daka u fut në mentalitetin e futbollit tonë, na kuptoi shumë shpejt, ishte zgjidhja më e mirë, krijoi dyshe të mirë edhe me Bardhin edhe me Zunën. Karrica ishte një nga pikat kryesore, na u dëmtua 6 muaj, pastaj u rikthye. Ra në sy Kasalla, Daka, dy stoperat tanë ishin të pakalueshëm. Kam vërejtje nga Shehi dhe Repaj që nuk i zë kurrë në gojë, por i falenderoj për gjithçka. ”, deklaroi Bellai.

PANORAMASPORT.AL