Mesazhi i Kotobellit: Egnatia është e fortë, por Teuta ka cilësitë e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2026 | 13:29

Mesazhi i Kotobellit: Egnatia është e fortë, por Teuta ka cilësitë e saj

Në prag të përballjes së rëndësishme të kampionatit mes Teutës dhe Egnatias, kapiteni i durrsakëve, Blerim Kotobelli, ka folur për gjendjen e skuadrës, përgatitjet dhe objektivat për këtë sfidë.

KOTOBELLI

Blerim, si është atmosfera në skuadër para ndeshjes me Egnatian? Atmosfera është shumë e mirë. Kemi punuar fort gjatë javës dhe djemtë janë të përqendruar maksimalisht. E dimë që na pret një ndeshje e vështirë, por jemi të përgatitur për ta përballuar.

Egnatia është një kundërshtar i fortë këtë sezon. Si e shihni këtë përballje? Pa dyshim që është një ekip cilësor dhe po kalon një moment të mirë. Por edhe ne kemi cilësitë tona. Në fushën tonë duhet të japim maksimumin dhe të luftojmë për çdo top.

Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për objektivat e Teutës? Çdo ndeshje në këtë fazë të kampionatit është shumë e rëndësishme. Ne kemi nevojë për pikë dhe synimi ynë është të marrim maksimumin nga kjo përballje.

Si kapiten, çfarë mesazhi keni për shokët e skuadrës? Mesazhi është i thjeshtë. Të futemi në fushë me grintë, me besim dhe me përgjegjësi. Kur luajmë si ekip, jemi shumë të fortë.

Një mesazh për tifozët e Teutës? Tifozët kanë qenë gjithmonë mbështetje e madhe për ne. Shpresoj që të jenë pranë skuadrës edhe në këtë ndeshje, sepse me ta në krah është gjithmonë më e lehtë.

ZAMIR QYPI