Postuar: Mars 9, 2026 | 13:02
Largimi i Françesko Morieros, Flamurtari e zgjedh trajnerin brenda familjes
Flamurtari e zyrtarizoi sot largimin e trajnerit Françesko Moriero. Për italianin është thënë prej tri javësh, që po vuan nga probleme shëndetësore.

Drejtimin e skuadrës aktualisht e ka Andi Ribaj. Me të në stol, Flamurtari humbi me Partizanin dhe më pas barazoi ndaj Teutës dhe mposhti Vllazninë kryesuese.
Vetë Ribaj si ndihmëstrajner më parë, ka lënë çdo gjë hapur. Kështu nuk përjashtohet mundësia, që Flamurtari të vendosë për një trajner të ri.
“Nuk e di a do të jem trajner i Flamurtarit deri në fund. Ka drejtues, mund t’i pyesni drejtuesit. Po stërvis ekipin, nuk di asgjë. Të vijë drejtori dhe mund të shpjegojë më shumë”, u shpreh Ribaj pas fitores së djeshme.
PANORAMASPORT.AL













