Firma me futbollistin e Kombëtares, Egnatian e bllokon mbipopullimi
Një tjetër emër që po qarkullon pranë Egnatias është ai i Naser Alijit. Mbrojtësi i Dinamos dhe i Kombëtares shqiptare nuk ka rinovuar ende kontratën me klubin blu dhe mund të ndryshojë skuadër gjatë kësaj vere.

Aliji vjen pas një sezoni pozitiv me Dinamon, ku u aktivizua në 22 ndeshje dhe grumbulloi 1862 minuta. Eksperienca e tij konsiderohet një vlerë e shtuar për Egnatian, e cila kërkon të rrisë nivelin e skuadrës për sfi dat europiane. Por, që mbrojtësi të veshë fanellën e kampionëve, duhet që më parë të ketë ndonjë largim në këtë repart, sepse organika do të fryhej shumë.
LËVIZJET E TJERA – Merkatoja e kampionëve pritet të jetë shumë dinamike edhe në javët në vijim. Përveç afrimeve, drejtuesit po shqyrtojnë edhe ofertat që mund të vijnë për disa nga lojtarët më të spikatur të ekipit, me synimin për të realizuar shitje të rëndësishme dhe për të investuar më pas në përforcime të reja.
Në Rrogozhinë pritet një verë me shumë zhvillime, ndërsa objektivi mbetet i pandryshuar: ndërtimi i një skuadre që të vazhdojë dominimin në Shqipëri dhe të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze në arenën europiane.
VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL













