EKSKLUZIVE/ “Skënderbeu s’ishte për të rënë, politika e ngatërroi”, legjenda Jani Kaçi tregon arsyet e sezonit të dështuar (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2025 | 23:12

EKSKLUZIVE/ “Skënderbeu s’ishte për të rënë, politika e ngatërroi”, legjenda Jani Kaçi tregon arsyet e sezonit të dështuar (E PLOTË)

Legjenda e futbollit korçar, por edhe e portës shqiptare, Jani Kaçi, është i mendimit se Skënderbeu nuk e meritonte që të zbriste nga kategoria Superiore.Jani KaçiIsh-portieri dhe trajneri i korçarëve, në një prononcim enkas për “Panorama Sport”, rreshton arsyet që sollën dështimin e badhekuqve, ku sipas tij “në qafë” e mori edhe politika. Xhelozia brenda grupit dhe presioni patën rolin e tyre në zbritjen e “ujqërve të dëborës” në Kategorinë e parë.

MOSHA E RE DHE XHELOZIA- “Skënderbeu nuk ishte për të rënë nga kategoria. E them këtë, sepse skuadra bëri një paraqitje shumë të mirë një vit më parë, duke hyrë në katër më të mirat dhe tregoi nivel loje dhe rezultat, vendi i tretë. Veç kësaj, evidentoi elementë të rinj me perspektivë. Nuk erdhën rastësisht. Ishte vërtet një projekt i hartuar nga presidenti dhe stafi teknik me shumicë mendimesh, në planin organizativ, teknik dhe financiar.

Këta faktorë shkuan mirë paralelisht dhe dhanë rezultate të pritshme. Kur gjithçka u vu në shina, nga lojtarë të veçantë duke parë që disa futbollistë u kontraktuan dhe në skuadër lindi një xhelozi jo negative, duke interpretuar lojën individuale për të kapërcyer në skuadra si shokët e tyre. Mosha e re, por dhe opinionet e personave afër tyre ndikuan negativisht. Me gjithë përpjekjet e presidentit, drejtorit sportiv dhe stafit, nuk u arrit në atë që kërkohej”, tha fillimisht Jani Kaçi.

PRESIONI DHE POLITIKA- Ish-portieri deklaron se ngarkesa dhe përgjegjësi i mbingarkoi lojtarët, ku në stadium në skenë doli edhe politika, që ishte në kulmin e fushatës zgjedhore. “Presioni brenda vetes për të bërë më të mirën, renditja në klasifikim, i mbingarkoi. Luajtën me karakter, por nuk kishin qartësi sepse ishte presioni dhe përgjegjësia.

Ishte fat i keq presioni, sepse edhe lojtarët që u larguan u zëvendësuan me të tjerë të aftë, që hynë shpejt në lojë, por ngarkesa dhe përgjegjësia i mbingarkoi. Kur të gjithë duhej të angazhoheshin pozitivisht për këta djem, edhe drejtuesit po ashtu, na del politika në stadium nga dy krahët. Vuajtjet e djemve, stafit dhe publikut, deshën t’i përvetësonin për interesat e tyre. Nuk i kisha parë kurrë në stadium dhe nuk dinin kush ishte Skënderbeu. Skuadra është e të gjithëve, në Korçë dhe jashtë saj, dhe duhet kontributi si në ditë të mira dhe më shumë kur ka nevojë”, vijoi ish-portieri.

RIKTHIMI I SHPEJTË- Jani Kaçi ka besim se skuadra korçare do të kthehet direkt në elitë, ku radhit edhe faktet ku ai bazohet.

“Skënderbeu ka përvojë, ka bazën e skuadrës, stafin, do të analizojnë me qetësi dhe do të japin besim se do të ngrihen lart. Sukses është edhe Akademia, ku presidenti ia ka deleguar drejtorit Enea Zhidro që spikati tek U-19 si kampione këtë vit dhe siguroi pjesëmarrje në Europë. Gjithashtu, punohet mirë tek U-17 dhe te moshat e tjera, ku evidentohen elementë të spikatur. Në një të ardhme të afërt dhe të largët, do të jenë pjesë e Skënderbeut dhe më gjerë.

LLAZI SARO-PANORAMASPORT.AL