EKSKLUZIVE/ “Panorama Sport” e paralajmëroi: Dinamo sërish e frikshme, fillojnë përgatitjet për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2026 | 17:47

EKSKLUZIVE/ “Panorama Sport” e paralajmëroi: Dinamo sërish e frikshme, fillojnë përgatitjet për sezonin e ri

Dinamo do të rikthehet sot për të filluar përgatitjet e sezonit të ri. “Panorama Sport” mëson  se dinamovitët do të qëndrojnë një javë në ambientet e tyre, për t’u zhvendosur më pas. Destinacioni i preferuar është Ohri.

Dinamo-City-feston-Kupa-e-Shqiperise-2026

Dinamo është kujdesur që të rinovojë me titullarët e rëndësishëm. Pjesë e kryeqytetasve mbetet Naser Aliji, për të cilin u raportua se do të shkojë tek Egnatia. Gazeta kishte treguar më parë se ofertat e Dinamos do të jenë prioritet i lojtarëve.

Dejvi Bregu, një tjetër lojtar i cili u dërgua te Teuta, po ashtu preferon të qëndrojë me kryeqytetasit. Bregu do vazhdojë kështu në drejtimin e Ilir Dajës.

Njësoj edhe për portierin Aldo Teqja të cilin “Panorama Sport” e ka raportuar më parë. Bashkë me të edhe kapiteni Bruno Dita.

ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL