Egnatia e di si dilet kampion me Nevil Deden e motivuar, kërkon titullin e tretë dhe milionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 31, 2026 | 10:51

Egnatia e di si dilet kampion me Nevil Deden e motivuar, kërkon titullin e tretë dhe milionat

Për Egnatian ndeshja ndaj Dinamos nuk vlen vetëm një sezon. Në Rrogozhinë luhet për historinë, për dominimin absolut në futbollin shqiptar dhe për të vendosur emrin e klubit në një nivel tjetër. Një fitore në sfidën finale do t’i jepte Egnatias titullin e tretë radhazi kampion, një sukses që do të konfi rmonte përfundimisht rrogozhinasit si skuadrën dominuese të viteve të fundit në Shqipëri.

egnatia

Në futbollin shqiptar nuk është aspak e lehtë të fi tosh një kampionat, jo më tre herë rresht dhe mbi të gjitha me formulën aktuale që kampionët ia kanë marrë dorën. Pikërisht për këtë arsye, në klub ekziston bindja se kjo sfi dë mund të ketë një peshë historike për të ardhmen e Egnatias. Në vetëm pak vite, rrogozhinasit kanë kaluar nga një skuadër që luftonte për stabilitet në elitë në ekipin që të gjithë duan të rrëzojnë.

Tani janë vetëm 90 minuta larg mundësisë për ta vulosur përfundimisht këtë dominim. Nëse arrin të triumfojë edhe këtë sezon, Egnatia jo vetëm që do të mbrojë fronin, por do të japë një mesazh të fortë për gjithë kampionatin: dominimi i saj nuk është rastësi. Tri tituj radhazi do të ishin treguesi më i qartë i vazhdimësisë dhe stabilitetit që klubi ka ndërtuar vitet e fundit. Ndryshe nga skuadrat që shpesh kanë pasur një sezon të mirë dhe më pas janë zhdukur nga gara, Egnatia ka arritur të qëndrojë në majë me të njëjtën uri dhe mentalitet fi tues. Pikërisht kjo është ajo që e bën këtë fi nale kaq të rëndësishme. Nuk luhet vetëm për një trofe më shumë në muzeun e klubit, por për të hyrë në histori si skuadra që dominoi një epokë të tërë të futbollit shqiptar.

MOTIVIM PËR DEDEN – Kjo sfi dë ka një domethënie shumë të veçantë edhe për Nevil Deden. Ish-mbrojtësi i njohur ka fi tuar shumë trofe gjatë karrierës së tij si futbollist, duke qenë pjesë e skuadrave më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Megjithatë, si trajner historia është ndryshe. Titulli me Egnatian do të ishte trofeu i parë i madh i Dedes në pankinë dhe pikërisht kjo e bën motivimin e tij edhe më të madh. Në Rrogozhinë vlerësojnë shumë mënyrën sesi ai ka menaxhuar presionin në javët e fundit, duke mbajtur skuadrën të qetë dhe të përqendruar në objektiv. Dede e di mirë se fi toret si trajner kanë një shije krejt tjetër. Si lojtar mund të ndikoje vetëm me performancën tënde në fushë, ndërsa tani përgjegjësia është shumë më e madhe. Çdo vendim, çdo ndryshim dhe çdo detaj kalon nga duart e tij. Pikërisht për këtë arsye, për trajnerin e Egnatias kjo ndeshje shihet si mundësia ideale për të vendosur edhe emrin e tij në listën e trajnerëve kampionë të futbollit shqiptar. Ta mendosh që e mori skuadrën thuajse të dalë jashtë gare, ndërsa sot është vetëm 90-minuta larg triumfit.

LUHET PËR MILIONAT – Megjithatë, në lojë nuk është vetëm prestigji sportiv. Titulli kampion do t’i hapte Egnatias edhe dyert e një tjetër objektivi madhor: Europës dhe miliona eurove që sjell pjesëmarrja në kompeticionet kontinentale. Në Rrogozhinë ekziston bindja se skuadra ka potencialin për të bërë një hap më përpara në arenën europiane. Synimi minimal mbetet sigurimi i grupeve të Konferencë Ligë, një objektiv që do të sillte jo vetëm prestigj, por edhe të ardhura shumë të rëndësishme financiare për klubin.

Dhe këtu hyn në lojë rëndësia e madhe e titullit kampion. Duke e nisur aventurën europiane si kampione, Egnatia do të kishte një rrugë teorikisht më të lehtë në grupe. Edhe në rast eliminimi, skuadra do të kishte më shumë mundësi për të vazhduar rrugëtimin në kompeticionet e tjera europiane. Kjo është arsyeja pse në klub po e shohin këtë sfi dë si një investim për të ardhmen. Një titull tjetër mund të sjellë jo vetëm dominim në Shqipëri, por edhe mundësinë për të ndërtuar një Egnatia më të fortë ekonomikisht dhe sportivisht në sezonet që vijnë.

Screenshot 2026-05-31 105044

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL