Egnatia drejt historisë! Finale në Tiranë dhe Elbasan, sot vendoset kampioni i Shqipërisë
Sot do të vendoset kampioni i Abissnet Superiore për edicionin 2025/26. Janë tri skuadra në garë për fitimin e trofeut, ndërsa do të luhen dy finale.

Vllaznia-Elbasani merr jetë në stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë Egnatia-Dinamo do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Të dyja sfidat nisin në orën 19:00.
Nëse Egnatia fitoi takimin e saj, automatikisht fiton titullin e tretë radhazi kampion. Do të ishte historike për klubin rrogozhinas. Dinamo si rival shfaqet jashtë garës për titull kampion.
AF Elbasani mund të fitojë titullin e parë kampion në historinë e tij. Për këtë duhet të presë fillimisht një dhuratë nga “Elbasan Arena” duke qenë se ndodhet me pikë të barabarta sa Egnatia.
Vllaznisë ka vetëm një skenar për t’u shpallur kampion. I bën punë vetëm fitorja nga Elbasanit, ndërsa duhet të kombinohet me humbjen e Egnatias.
PANORAMASPORT.AL













