Dinamo në telashe, ka një formacion të tërë në ditët e fundit të kontratës
Dinamo ka lëshuar pak ditë më parë një komunikatë për mediat, duke sqaruar se askush nuk ishte larguar nga kryeqytetasit pasi futbollistët kishin kontrata deri në fund të muajit qershor. Por kjo, për fatin e keq të bluve, nuk ndryshon aspak situatën e tyre, pasi është një formacion i tërë të cilit i përfundon kontrata.

Klubi është në pozita mjaft delikate pasi është një grup shumë i rëndësishëm lojtarësh që mund të largohet me parametër zero në fillimin e korrikut. Teqja, Aliji, Teikseira, Dita, Hoxha, Maliqi, Meksi, Beqja, Qardaku, Vila dhe Bregu për shembull janë të gjithë lojtarë që mbyllin kontratën nëse nuk gjejnë një akord të ri me klubin.
Për disa emra janë hedhur hapat e parë, si për Teqjen e Ditën, ndërsa ka të tjerë si Teikseira, Hoxha, Meksi e Beqja që po bëhen gati të largohen. Tani mbetet të mësohet se çfarë do të ndodhë me emrat e tjerë, por blutë kanë pak javë kohë për t’u mbushur mendjen lojtarëve të qëndrojnë, duke qenë të vëmendshëm sepse ofertat për ta në treg nuk mungojnë dhe ata kanë të drejtën që tani të negociojnë me cilëndo skuadër tjetër.
PANORAMASPORT.AL













