Bylisi beson se do të triumfojë ndaj “nëndetëses”, Përndreca: Na duhen 3 pikët, Dinamon e mundim
Bylisi është totalisht i fokusuar te sfida me Dinamon. Ballshiotët presin në shtëpi blutë, që janë një nga ekipet më në formë të elitës, por që synimi7 i skuadrës së Josës është marrja e 3-pikëve, për më tepër që dueli luhet në “Adush Muçaj”.

Trajneri Mirel Josa është ekspert kur bëhet fjalë për sfida delikate dhe të rëndësishme, ndaj edhe ai synon që të ndërtojë një ekip me mentalitet fitues. Josa po punon shumë në aspektin psikologjik, por edhe atë tekniko-taktik, duke qenë se skuadra vjen pas një disfate në transfertë me Egnatian.
Një nga lojtarët e spikatur te Bylisi është edhe Fabjan Përndreca, që ka mbajtur shiritin e kapitenit, por ka treguar një performnacë në rritje, duke qenë edhe stabël me Shpresat U21. Përndreca, e njeh Dinamon, por sipas tij Bylisi do të ndjekë traditën, dhe do t’i mundë ashtu si në sezonin e shkuar. Në një prononcim për “Panorama Sport”, lezhjani I Bylisit është shprehur:
“Kalendari na ka vënë në ndeshje të forta këtë periudhë dhe ne kemi nevojë për pikë, sepse vetë pozitat në renditje na e diktojnë një gjë të tillë. Dinamo është ndeshja e radhës dhe ashtu si Egnatia edhe blutë kanë një ekip shumë të mirë, me kualitete dhe vijë nga një ojë e bukur dhe fitore bindëse me Elbasanin në kampionat.
Ne luajmë në fushën tonë, do të hyjmë që nga minuta e parë e deri në fund për ta fituar sfidën. Jemi të plotë dhe në formë, përpara tifozëve tanë kam bindjen se do të bëjmë lojën tonë dhe do të fitojmë këtë ndeshje. Duam që të largohemi sa më parë nga pozicioni ku ndodhemi. Rivalët tanë kanë marrë pikë dhe ne duhet që të mos rrezikojmë pozitat. Në ndeshjet në shtëpi nuk duhet që të falim asnjë ekip. Deri në fund çdo sfidë është finale, mundësitë dhe kualitetin e kemi kështu që ndaj bluve nis kthesa për fitore”, tha Fabjan Përndreca pas seancës së djeshme, në prag të sfidës me blutë që luhet ditën e hënë në orën 16:00, në Ballsh.
ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL













