Zyrtarizohet lajmi i “Panorama Sport”, Kristi Vangjeli merr detyrën e re te Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2021 | 15:35

Zyrtarizohet lajmi i “Panorama Sport”, Kristi Vangjeli merr detyrën e re te Tirana

Është zyrtarizuar lajmi i “Panorama Sport”, Kristi Vangjeli emërohet si asistent i trajnerit të Orges Shehit.

KRISTI VANGJELI

Tashmë zyrtarizimi vjen edhe nga klubi i Tiranës e cila me anë të një komunikate zyrtare në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ku i urojnë mirëseardhjen korçarit sërish në klubin bardheblu.

Vangjeli ka qenë pjesë e Tiranës prej dy vitesh nga 2019 deri në vitin 2021 duke triumfuar edhe në titullin kampion me kryeqytetasit.

NJOFTIMI I KLUBIT TË TIRANËS –

“Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e Kristi Vangjelit tashmë jo si futbollist, por në statusin e asistentit të trajnerit. Vangjeli do të jetë krah trajnerit Orges Shehi dhe zv. trajnerit Erbim Fagu për të dhënë kontributin e tij në pankinën bardheblu. Mirësevjen Krist! Në zemër gjithmonë bardheblu.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"