ZYRTARE/ Zgjat vetëm 6 muaj aventura e Nexhpit në Turqi, drejtori sportiv shqiptar lagrohet nga detyra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2023 | 20:23

ZYRTARE/ Zgjat vetëm 6 muaj aventura e Nexhpit në Turqi, drejtori sportiv shqiptar lagrohet nga detyra

Ka zgjatur vetëm 6 muaj aventura e Nderim Nexhipit, si drejtor sportiv i Manisas. Klubi turk ka njoftuar së fundmi shkëputjen e kontratës me drejtuesin shqiptar. 

nderim-nexhipi-1130x635

Nexhipi la gjatë verës Ballkanin për t’u bashkuar me klubin nga Liga e Dytë Turke, Manisa, në postin e drejtorit sportiv.

Megjithatë, rezultatet jo të mira të klubit kanë bërë që drejtuesit të marrin vendim të largojnë Nexhipin dhe drejtorin teknik nga detyra. Raportohet se ky largim ka ardhur pas një marrëveshje të dyanshme mes palëve. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"