ZYRTARE/ Vendim surprizë! Ngjiti ekipin në Serinë A pas 26 vitesh, ish-lojtari i Juventusit jep dorëheqjen nga skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 14:44

ZYRTARE/ Vendim surprizë! Ngjiti ekipin në Serinë A pas 26 vitesh, ish-lojtari i Juventusit jep dorëheqjen nga skuadra e…

Fabio Pekia jep dorëheqjen nga detyra e trajnerit të skuadrës së Kremonezes.

PEKIA

Një vendim surprizë dhe i papritur nga ana e teknikut 48-vjeçar italian që me anë të një letre i ka bërë publike klubit dhe tifozëve largimin nga drejtimi i ekipit që pas 26 vitesh siguroi ngjitjen në Serinë A.

48-vjeçari më parë ka trajnuar edhe skuadra si Juventus U-23, Veronën, asistent te Njukasëlli te Reali i Madridit dhe Napoli.

Fabio Pekia është i njohur si futbollist sidomos në kampionatin italian ku është aktivizuar me fanellat e Juventusit, Napolit, Bolonjës, Sienës, Torinos, Sampdorias, Foxhias dhe Avelinos.

Kremoneze e mbylli kampionatin në vendin e dytë duke siguruar ngjitjen direkte në Serinë A, ku në 38 ndeshje grumbulluan 69 pikë, dhe duke koleksionuar 20 fitore, 9 barazime dhe 9 humbje me një golavarazh 57-39.


BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"