ZYRTARE/ Vendi i lënë bosh nga Mema, Flamurtari emëron zëvendësin e ri të Dajës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 20:21

ZYRTARE/ Vendi i lënë bosh nga Mema, Flamurtari emëron zëvendësin e ri të Dajës

Ashtu siç e kishte bërë me dije Panorama Sport, ekipi i Flamurtarit ka zyrtarizuar edhe zëvendës trajnerin e ri. Ai është Ergi Lubani, që deri më tani kishte qenë pjesë e stafit të Kamzës, kur ekipin e drejtonte Bledar Devolli.

ergi lubani

Lubani është një bashkëpunëtor i Dajës, dhe më parë ka pasur edhe disa ekipe akademish. Lubani ka zënë vendin e lënë bosh nga Ardian Mema, i cili vetëm javën e kaluar u largua nga ajo detyrë, për tu bërë trajner i parë i Tiranës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"