ZYRTARE/ Tjetër goditje për Kukësin në merkaton e janarit, verilindorët prezantojnë mesfushorin serb

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2023 | 13:20

ZYRTARE/ Tjetër goditje për Kukësin në merkaton e janarit, verilindorët prezantojnë mesfushorin serb

Mirza Delimexhaç është zyrtarisht futbollisti më i ri i Kukësit.

delimexhac

Mesfushori 23-vjeçar është prezantuar nga vetë klubi verilindor me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka firmosur një kontratë që e mban atë te Kukësi për 1 sezon e gjysmë dhe vjen pas një eksperience me Septemvri Sofia.

NJOFTIMI I KLUBIT:

WELCOME MIRZA DELIMEDJAC ⚽️

✍? Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Mirza Delimedjac është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Mesfushori 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për një sezon e gjysmë.

⚽️ 23 vjeçari Delimedjac vjen te Kukësi nga kampionati bullgar ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Josanicës, Tampines Rovers dhe Novi Pazar.

?? Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje mesfushorit Mirza Delimedjac dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Welcome Mirza ?

Skeda e Lojtarit:
Emri: Mirza Delimedjac
Mosha: 23 vjeç
Gjatësia: 1.79 m
Kombësia: Serb
Pozicioni: Mesfushor

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"