ZYRTARE/ Tefik Osmani i bashkohet Tiranës, menjëherë nën urdhrat e Memës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2019 | 20:37

ZYRTARE/ Tefik Osmani i bashkohet Tiranës, menjëherë nën urdhrat e Memës

Tefik Osmani është tashmë zyrtarisht një lojtar i Tiranës. Ashtu siç “Panorama Sport” e kishte lajmëruar prej kohësh, me të mbaruar aventurën me Teutën në Europë, Osmani i është bashkuar bardhebluve.

tefik osmani tirana

Nëpërmjet një njoftimi nga ana e klubit të Tiranës, bëhet me dija se Mema e ka vënë menjëherë nën urdhrat e tij, duke e aktivizuar edhe për 45 minuta në miqësoren me Renovën, duke qenë se 34-vjeçari është i përgatitur prej kohësh, teksa ka luajtur edhe 2 ndeshje me Teutën, ndaj Ventspilsit në Europa League. Ky është një përforcim me vlera për Tiranën, në një repart delikat si ai i mbrojtjes.

POSTIMI I KLUBIT

Tefik Osmani bashkohet me grupin në Ohër

Qendërmbrojtësi Tefik Osmani është zyrtarisht pjesë e Tiranës pasi ka arritur marrëveshjen për tu riveshur bardheblu për sezonin e ri futbollistik. Osmani u aktivizua 45’ në ndeshjen e sotme miqësore përballë Renovës. Osmani vjen si një përforcim me shumë vlera për repartin difensiv.

 

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"