ZYRTARE/ Tashmë konfirmohet nga Kukësi, klubi verilindor mbyll bashkëpunimin me lojtarin që shkëlqeu këtë sezon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 14:36

ZYRTARE/ Tashmë konfirmohet nga Kukësi, klubi verilindor mbyll bashkëpunimin me lojtarin që shkëlqeu këtë sezon

Sulmuesi Kristal Abazaj bëhet largimi i radhës nga Kukësi. Nënkampionët e Shqipërisë konfirmuan sot mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin e Anderlehtit, i cili do të kthehet te skuadra belge për sezonin e ri.
abazaj-1
Largimi i  24-vjeçarit ishte paralajmëruar përpara përfundimit të sezonit. Ai realizoi 10 gola këtë sezon në kampionat duke formuar një trident të fortë sulmues me Enis Gavazajn dhe Vasil Shkurtajn.

Kukësi ndodhet në proçes transforimi teksa pritet të sjellin akoma lojtarë të rinj për sezonin 2020-2021.

Shkurtaj, Teqja, Avdyli, Krasniqi janë futbollistët e tjerë që janë larguar nga Kukësi.

NJOFTIMI I KUKËSIT

Futboll Klub Kukësi njofton se sulmuesi Kristal Abazaj nuk është më pjesë e skuadrës sonë. Klubi i Kukësit e falënderon Abazajn për kontributin e dhënë me skuadrën tonë dhe i uron suksese në të ardhmen.
Abazaj erdhi në formë huazimi nga klubi belg i Anderlechtit dhe me fanellën e Kukësit shënoi 10 gola dhe iu besuar një rol i rëndësishëm në skuadër. Faleminderit Kristal!

SKUADRAAA

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"