ZYRTARE/ Sulmuesi i Shpresave ndryshon ekip, firmos me klubin e njohur grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2021 | 23:50

ZYRTARE/ Sulmuesi i Shpresave ndryshon ekip, firmos me klubin e njohur grek

Emiljano Bullari ka ndryshuar ekip, teksa është larguar nga Olimpiakosi për të kaluar te skuadra tjetër greke e Atromitos.

Bullari Emiliano

Këta të fundit e kanë marrë falas sulmuesin e Kombëtares së 21-vjeçarëve, teksa kanë firmosur kontratë për 2 vite e gjysmë. Bullari do të vazhdojë karrierën me Atromitos, ku shpreson të ketë sa më shumë minuta në Superligën greke.

19-vjeçari zhvilloi 51 ndeshje me skuadrën e të rinjve të Olimpiakosit, ku arriti të shënojë 12 gola. Bullari është prezantuar ditën e sotme me Atromitos dhe në vazhdim do të jetë pjesë e kësaj skuadre.

welcome_emiliano_bullari

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"