Milani ofron 12 milion euro për 3 sezone, peticion tifozësh kundër Lopetegit
Milani ka disa kohë që punon për pasardhësin e Stefano Piolit dhe Hulen Lopetegui është kandidati i përzgjedhur. Të paktën kështu duket për momentin. Drejtuesit janë ende duke reflektuar por kontaktet janë të shpeshta dhe ekziston një projekt-marrëveshje, më shumë për planet sesa për aspektin ekonomik. Milani ende dëshiron të marrë kohën e tij, por është e qartë se dy javët e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme, ndoshta vendimtare.
Drejtuesit synojnë të ndajnë rrugët me Piolin në mënyrën më të mirë të mundshme, siç është e drejtë me një trajner që fitoi një titull e që sidomos udhëhoqi rritjen nga vitet e errëta në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Pa harruar se gjithmonë është sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme. Njoftimi pothuajse me siguri do të bëhet në fund të kampionatit, por “Djalli” tashmë duhet të planifikojë të ardhmen, pra merkaton, me trajnerin e së ardhmes.
PERSPEKTIVA 2027 – Lopetegi është gati të nënshkruajë një kontratë trevjeçare jo larg 4 milionë neto në sezon, në thelb shuma e garantuar për Piolin pas rinovimit pas skudetos. Është e lehtë të parashikohet se së shpejti do të ketë takime, për të kuptuar nëse ekziston mundësia për të arritur një marrëveshje totale në afate të shkurtra. Ndërkohë, tifozët e Milanit reaguan keq ndaj lajmit, mes deklaratave të grupeve të organizuara dhe protestave individuale, shumë u shprehën kundra, veçanërisht duke thirrur Antonio Konten, si të preferuarin e shumë prej tyre. Reagimi ishte i pritshëm, por preferenca për Lopetegin lindi nga larg, kaloi fazën e konsultimeve dhe u konsolidua. Hapi i fundit mungon, përveç nëse ka ndryshime mendimesh. Në atë rast, mund t’i drejtohemi një zgjidhjeje si Roberto de Zerbi ose të rishqyrtojmë Paulo Fonsekën, alternativa e parë e Lopetegit në ditët e fundit.
ALTERNATIVA – Lista e emrave të lidhur me stolin e kuqezinjve është e gjatë duke filluar nga ishi-Van Bomel, Tiago Mota (e kërkon Juventusi), Kristof Galtie dhe Domeniko Tedesko, janë gjithashtu profile të analizuar. Por edhe Serxho Konseisao gjithashtu mund të rikthehet në garë, pavarësisht se sapo ka rinovuar kontratën e tij me Porton deri në vitin 2028. Ky akord lidhej me rizgjedhjen si president i Pinto Da Kostës, i cili humbi sfidën me Andre Vijash Boash që është kreu i ri i klubit luzitan.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"