KATEGORIA E PARË/ Elbasani bën detyrën kundër Vorës, verdheblutë rimarrin vendin e parë (VIDEO)
Elbasani mundi me shifrat 2-0 Vorën në “Elbasan Arena”, ndeshje e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë së Parë.
Ndeshje e dominuar praktikisht nga vendasit, të cilët arritën të shënonin që në startin e takimit me anë të Lleshit, dhe më pas do të ishte Greca ai që do të dyfishonte gjithçka në të 72-tën minutë.
Me këtë fitore tashmë Elbasani rimerr kreun e renditjes me 73 pikë, 3 më shumë se Bylisi i vendit të dytë.
REZULTATI LIVE | Elbasani-Vora 2-0
1′ Lleshi, 79′ Greca
GOLI I LLESHIT (VIDEO)
GOLI I GRECËS (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
ELBASANI: Totoshi, Zaimi, Pere, Greca, Rezende, Klevis Kasa, Lila, Hasani, Arsen Kasa, Lleshi, Fernandes | Trajner: Nevil Dede
VORA: Jata, Ismaili, Tabaku, Prengaj, Raboshta, Martins, Dalipi, Imami, Sefa, Avdiu, Qardaku | Trajner: Endri Zjarri
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"