ZYRTARE/ Skuka prezantohet te francezët e Metz, ja cilin numër do të mbajë në fanellë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2023 | 21:13

ZYRTARE/ Skuka prezantohet te francezët e Metz, ja cilin numër do të mbajë në fanellë (VIDEO)

Klube nga Seria A ishin të interesuar që në ditët e para të janarit për dibranin, Xhuljano Skuka, por ishte një franceze, që ia mori zemrën sulmuesit, si dhe bindi Partizanin për ta lënë të lirë. Klubi i Metzit, që luan në Ligën e Dytë në Francë, ka ofruar plot 1 milionë euro për 24- vjeçarin, plus 10% të kartonit në rast rishitjeje.

skuka11

Ky propozim rezultoi të ishte i parefuzueshëm nga “demat”, të cilët e pranuan dhe ditën e djeshme i dhanë letrat Skukës, që sot do të kryejë vizitat mjekësore si lojtari më i ri i Metzit.

skuka

Kjo zgjedhje pa dyshim është ndikuar edhe nga fakti që dibrani ka jetuar disa vite në Francë, ka pasaportën e këtij vendi dhe e flet shumë mirë frëngjishten. Metzi synon ngjitjen në elitë në sezonin e ardhshëm.

skuka5

Sulmuesi dibran është prezantuar ditën e sotme në klubin e ri, teksa do të mbajë mbi shpinë fanellën me numrin 11.

“Xhuliano Skuka në terren të njohur”, ka shkruar Metz në videon e prezantimit. Kujtojmë që sulmuesi shqiptar në të kaluarën ka qenë pjesë e akademisë së Metz.


View this post on Instagram

A post shared by FC Metz (@fcmetz)


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"