ZYRTARE/ Shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë, shkak bëhet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2021 | 11:45

ZYRTARE/ Shtyhet ndeshja e Kategorisë së Parë, shkak bëhet…

Ndeshja e javës së 13-të e Kategorisë së Parë, Korabi-Shkumbini, e cila ishte e programuar të zhvillohej në stadiumin e skuadrës së Peshkopisë ditën e mërkurë, është shtyrë si takim.

STADIUMI I KORABIT

Këtë lajm e ka publikuar vetë klubi i Korabit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, duke njoftuar se ky takim është shtyrë për shkak të kushteve të fushës pasi është e mbuluar me dëborë.

Gjithashtu klubi bardhekuq ka shkruar se po punohet intensivisht për pastrimin e fushës ku ka nisur që nga mëngjesi i sotëm.

NJOFTIMI I KLUBIT TË KORABIT –

“Shtyhet serish takimi KF Korabi – KF Shkumbini per shkak te kushteve atmosferike. Takimi i parashikuar te luhej diten e marte do te spostohet per diten e merkure date 15/12/2021.

Nderkohe keto 3 dite do te punohet intensivisht per pastrimin e tapetit, pune e cila ka nisur nga mengjesi i dites se sotme.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"