ZYRTARE/ Shok skuadre me Taulant Xhakën, futbollisti shqiptar rikthehet në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2023 | 22:15

ZYRTARE/ Shok skuadre me Taulant Xhakën, futbollisti shqiptar rikthehet në Europë

Bazeli ka njoftuar transferimin e shqiptarit të Kosovës, Benjamin Kolollit. Skuadra zvicerane, e cila po kalon një moment të vështirë në kampionat, transferoi lojtarin 31-vjeçar me parametra zero. Kololli i bashkohet kështu shqiptarëve, Taulant Xhaka dhe Leon Avdullahut. 

kololli-1-1130x635 (1)

Benjamin Kololli është formuar si futbollist në Zvicër, ku edhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës, duke veshur fanellat e skuadrave si Sion, Biel Biene, Lausane e Zyrih, teksa stacioni i radhës është Bazeli. 

31-vjeçar, i cili në fushë luan kryesisht në gjithë linjën e majtë, numëron edhe 23 ndeshje me fanellën e Kosovës, ku ka shënuar 4 gola. 

Mbrojtësi nuk dëshiroi të vazhdonte më në Japoni me Shimizu S-Pulse, kësisoj vendosi të rikthehej në Europë. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"