ZYRTARE/ Sezon katastrofik, një nga klubet më të pasur në botë bie nga kategoria pas… 30 vitesh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 20, 2021 | 22:36

ZYRTARE/ Sezon katastrofik, një nga klubet më të pasur në botë bie nga kategoria pas… 30 vitesh

Pas një sezoni katastrofal duke arritur të grumbullojë vetëm 13 pikë në 30 ndeshje, skuadra e Shalkes,  ka rënë zyrtarisht nga Bundesliga gjermane pas 30 vitesh. Sipas të dhënave zyrtare të Forbes, në vitin e kaluar Shalke ka mbajtur vendin e 16 në botë për të ardhura, por paratë nuk garantojnë gjithmonë sukses. 

SHALKE

Shalke ndodhet në vendin e fundit në Bundesligën gjermane teksa tani ekipin gjerman, pas humbjes 1-0 ndaj Bielefeld, nuk e mban më në lojë as matematika. Kjo ngjarje historike u shoqërua më fishekzjarrë mbi stadiumin e Gelsenkirshen ku Shalke luan, vepër e tifozëve rivalë të Borusia Dortmund.

Full time in Bielefeld.

It’s official: We will be playing in the 2. Bundesliga next season. Gutted.

#DSCS04 | Gazprom Football

Posted by FC Schalke 04 on E martë, 20 April 2021

 

Pjesë e Shalkes këtë sezon ishte dhe mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, i cili u transferua në fund të merkatos së dimrit nga skuadra e Arsenalit, dhe ku mori jo pak kritika nga drejtuesit dhe trajneri për paraqitjet e tij të dobëta.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"