ZYRTARE/ Renato Arapi firmos në Turqi, ja shuma që do përfitojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2016 | 17:20

ZYRTARE/ Renato Arapi firmos në Turqi, ja shuma që do përfitojë

UPDATE/ Mbrojtësi i Partizanit Renato Arapi ka firmosur një kontratë 2-vjeçare në Turqi për klubin e Bolusporit.

sormani arapiBurime nga “Panorama Sport” konfirmojnë se Arapi pritet të përfitojë nga kontrata një shumë prej rreth 240 mijë eurosh në vit.

Kalimi i mbrojtësit nga Kategoria Superire në Shqipëri drejt Ligës së Dytë në Turqi flitej prej disa ditësh, por zyrtarizimi i kontratës është bërë pasditën e së hënës.

Ish-mbrojtësi i Skënderbeut iu bashkua të kuqve në fillim të përgatitjeve për në Europë, por prej disa ditësh ai ndodhej në Turqi, ku po bisedonte me drejtuesit e klubit Boluspor.

Lajmin për kalimin e 29-vjeçarit drejt kampionatit turk e konfirmoi më pas edhe klubi i Partizanit, i cili në një njoftim të publikuar në faqën zyrtare sqaroi se ndërprerja e aventurës së mbrojtësit me të kuqtë u bë me marrëveshje.

“Klubi njofton se nga sot Renato Arapi nuk do të jetë më pjesë e Partizanit për sezonin në vijim. Mbrojtësi 29-të vjeçar, i cili u bashkua me skuadrën përgjatë muajit Qershor, ka vendosur të ndërpresë aventurën me të kuqtë për të vijuar karrierën e tij sportive në kampionatin Turk.

Klubi dhe lojtari kanë gjetur marrëveshjen mes palëve dhe tashmë Arapi konsiderohet përfundimisht i larguar nga 15-të herë kampionët e vendit. Klubi falenderon Arapin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe”,-thuhet në njoftimin e klubit të Partizanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"