ZYRTARE/ Reali konfirmon blerjen e parë për 2020, spanjollët paguajnë 30 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 17:41

ZYRTARE/ Reali konfirmon blerjen e parë për 2020, spanjollët paguajnë 30 milionë euro

Real Madrid përfundon blerjen e futbollistit brazilian të Flamengos Reinier.

reinier--celebrando-un-gol-con-las-categorias-inferiores-de-brasil--cbf

Klubi spanjoll njofton në komunikatën zyrtare se 18-vjeçari ka firmosur për 6 vite me 13-herë kampionët e Europës.

Lojtari do t’i bashkohet ekipit pas përfundimit të kompeticionit paraolimpik të COMNEBOL-it (Federata e Shteteve të Amerikës Jugore të Futbollit), e cila do të përcaktojë ekipet kombëtare U23 që do të marrin pjesë në verë në Lojërat Olimpike të Japonisë (faza eliminatore përfundon në 9 shkurt).

Mesfushori me tipare sulmuese i ka kushtuar Realit 30 milionë € dhe bëhet futbollisti i gjashtë brazilian që bën pjesë në radhët e klubit madrilen (Marselo, Kasemiro, Militao, Rodrigo, Vinicius).

1579179530_084487_1579179642_noticia_normal_recorte1

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"