ZYRTARE/ Portieri Zahov dhe Shkëndija ndëpresin bashkëpunimin pas 9 sezoneve, ja zëvendësuesi i tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2024 | 12:01

ZYRTARE/ Portieri Zahov dhe Shkëndija ndëpresin bashkëpunimin pas 9 sezoneve, ja zëvendësuesi i tij

Portieri i Shkëndijës, Kostadin Zahov është larguar nga skuadra pas 9 sezoneve. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi kuqezi.

5

Ai iu bashkua Shkëndijës në janarin e vitit 2015 dhe për pak më pak se një dekadë u shndërrua në një nga pikat kyçe të ekipit. Zahov fitoi tre tituj kampion, 2 Kupa në 237 paraqitje zyrtare, në të cilat regjistroi 115 clean sheets (ndeshje pa pranuar gol). 

Ndërsa vendin e tij në kompletimin e treshes së portierëve e zë Astrit Amzain i cili kthehet në skuadër pasi kaloi një periudhë huazimi te Gostivari dhe Teteksi. 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"