ZYRTARE/ Objektivi i madh “i le targën” Interit, rinovon me skuadrën aktuale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2020 | 0:01

ZYRTARE/ Objektivi i madh “i le targën” Interit, rinovon me skuadrën aktuale

Oliver Zhirud do të vazhdojë të luajë me skuadrën e Çelsit edhe në sezonin 2020/21, sipas njoftimit zyrtar të “Bluve të Londrës” në Twitter.

zhirud

Kontrata e francezit Zhirud përfundonte në fund të sezonit aktual, prandaj dhe shumë ekipe filluan të interesoheshin për të marrë shërbimet e 33 vjeçarit.

zhirud

Një ndër këta ekipe ishte Interi i Antonio Kontes, që e dëshironte si një zëvendësues luksi për belgun Romelu Lukaku.

Mirëpo skuadra italiane tashmë duhet të mendojë për alternativa të tjera, pasi Çelsi aktivizoi opsionin e të drejtës së zgjatjes me një vit të qëndrimit të Zhirud në Londër.

celso

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"