ZYRTARE/ Nuk ka më dilema, Totenhemi shkarkon trajnerin Antonio Konte dhe ia beson “timonin” një tjetër italiani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2023 | 23:59

ZYRTARE/ Nuk ka më dilema, Totenhemi shkarkon trajnerin Antonio Konte dhe ia beson “timonin” një tjetër italiani

Tashmë është zyrtare, Antonio Konte nuk do të jetë më trajner i Totenhemi. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.

bb441930-f74c-4ae8-8ab9-b26cc9ef2dd9

Deklaratat e fundit shpërthyese të italianit ndaj klubit dhe lojtarëve si dhe rezultatet e dobëta bënë që klubi i Premier Ligës të shkarkojnë Konten, teksa “timoni” i është besuar italianit Kristian Stelini, që ishte ndihmës i parë i Kontes dhe tashmë. është graduar si trajner i përkohshëm, ndërsa Rajan Mason do të jetë ndihmësi i tij.

E ardhmja e Kontet pritet të jetë sërish në Serinë A, ku Juventus dhe Inter po bëjnë sondazhe për ta rikthyer.

“Mund të njoftojmë se trajneri Antonio Konte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e parë të Antonios në klub. Falënderojmë Antonio për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Totenhamit.

“Kristian Stelini do të drejtojë skuadrën si trajner i përkohshëm për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Rajan Mason si ndihmës trajner”, sqaron klubi.

“Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje në Ligën Premier dhe kemi një luftë në duart tona për një vend në Ligën e Kampionëve. Të gjithë duhet të bashkohemi. Të gjithë duhet të rriten për të siguruar përfundimin më të lartë të mundshëm për Klubin tonë dhe mbështetësit e mahnitshëm dhe besnikë”, ka deklaruar presidenti Levi pas këtij vendimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"