ZYRTARE/ Nuk e kaloi provën te Skënderbeu, futbollisti 20-vjeçar bashkohet me Egnatian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2022 | 19:00

ZYRTARE/ Nuk e kaloi provën te Skënderbeu, futbollisti 20-vjeçar bashkohet me Egnatian

Skerdilajd Levendi do të vijojë karrierën te Egnatia. Mesfushori disa ditë më parë, ishte në provë edhe të Skënderbeu, por nuk arriti të binte drejtuesit e klubit korçar, teksa së fundmi ka vendosur të bëhet pjesë e një tjetër skuadre që militon në elitën e futbollit shqiptar. Bëhet fjalë për skuadrën e Egnatias.

LEVENDI

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi rrogozhinas, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë me dije se futbollisti 20-vjeçar ka firmosur kontratë 4-vjeçare me ekipin e drejtuar nga Zekerija Ramadani.

Levendi aktivizohet si mesfushor qendre, teksa së fundmi ishte pjesë e Apolonisë në Kategorinë e Parë.

NJOFTIMI ZYRTAR I KLUBIT: 

 KF Egnatia njofton se ka arritur të firmosi me mesfushorin Skerdilajd Levendi. I cili do të jetë pjesë e skuadrës deri në vitin 2026-të.
Skeda
Emri: Skerdilajd
Mbiemri: Levendi
Ditelindja: 1 Tetor 2001
Ekipet: Apolonia
Pozicioni: Mesfushor Qendre

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"